Flash News

E-TJERA

'Non grata' nga SHBA, KQZ regjistron Tom Doshin në zgjedhjet e 25 prillit

'Non grata' nga SHBA, KQZ regjistron Tom Doshin në zgjedhjet e 25

Tom Doshi është zyrtarisht kandidat i zgjedhjeve të 25 prillit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar listën shumë emërore të Partisë Social Demokrate për zgjedhjet e ardhmshme parlamentare.

Në këtë mënyrë, KQZ i ka hapur rrugën kandidimit të Tom Doshit në zgjedhjet e 25 prillit.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në KQZ, Ivi Kaso kërkoi përjashtimin e PSD me argumentin se kryetari i saj Tom Doshi është shpallur në listën e zezë të DASH.

Ndërkohë, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha se do të bëjë verifikimet e thelluara për çdo kandidat për të cilët ka indicie duke përfshirë edhe Tom Doshin, por aktualisht nuk është në kushtet e ndalimit të kandidimit.

Kujtojmë se ambasadorja e SHBA, Yuri Kim është shprehur e prerë se deputeti i Partisë SocialDemokrate, Tom Doshi nuk duhet të garojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. 

Ajo ka rikthyer më herët deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili vendosi në "listën e zezë" deputetin e Partisë SocialDemokrate, Tom Doshin. 

PSD në KQZ si parti garuese në zgjedhje u fut me kryetarin në detyrë, Engjëll Bejtja, por më pas Tom Doshi konfirmoi se është vetë ai kryetar i zgjedhur dhe se në zgjedhjet e 25 prillit do të kandidojë në 4 qarqe, një prej të cilëve dhe në Tiranë.

PSD kësaj radhe nuk do të jetë në koalicion me PS, por Tom Doshi në zgjedhjet e fundit të 2017 u bashkua me mazhorancën edhe pse garoi i vetëm.

Të fundit