Flash News

E-TJERA

KQZ shpërndan fondin e "25 prillit": Përfitojnë vetëm 4 parti, PS merr 48.6% të 130 milionë lekëve

KQZ shpërndan fondin e "25 prillit": Përfitojnë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot shpërndarjen e fondit për partitë politike në bazë të rezultatit zgjedhor të 25 Prillit.

Sipas KQZ që një parti pas zgjedhjeve të kompensohet duhet të kalojë 1 % të votave dhe në bazë të këtij kriteri kanë përfituar: Partia Socialiste, Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Socialdemokrate.

Vlera e një vote të vlefshme është 85 lekë të reja. Fondi i pas këtyre zgjedhjeve është 130 milionë lekë të reja, dy herë më i madh se fondi i alokuar në vitin 2017, ku ishte vetëm 65 milionë lekë të reja.

Prej fondit me vlerë 130 milionë lekë kanë përfituar:

- PS 48.6% të vlerës së buxhetit,
- PD merr 39.4% të vlerës së buxhetit,
- LSI 6.8% të vlerës së buxhetit,
- PSD 2.2% të vlerës së buxhetit

Tre parti politike të cilat kërkuan kompensim paszgjedhor të fondeve nuk kanë përfituar, pasi nuk kanë kaluar pragun prej 1% në zgjedhjet e 25 prillit. Bëhet fjalë për Partinë Agrare Ambientaliste, Partia Lëvizja për Legalitetin dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, pjesë e koalicionit PD-AN.

Të fundit