Flash News

E-TJERA

KQZ shpërndan sot mandatet e deputetëve në 12 qarqet e vendit

KQZ shpërndan sot mandatet e deputetëve në 12 qarqet e vendit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi pritet të shpërndajë këtë të mërkurë mandatet për subjektet zgjedhore në 12 qarqet e vendit, pas zgjedhjeve që u mbajtën në 25 prill. Vendimi pritet të merret në mbledhjen që do të zhvillohet në orën 12:00.

Kolegji Zgjedhor mbylli javën që shkoi ankimimet e fundit të opozitës, duke mosrezervuar asnjë surprizë për ndryshimin e rezultatit. Gjithashtu, para dy ditën u shuan dilemat dhe për mandatet e Edi Ramës dhe Monika Kryemadhit, ku i pari zgjodhi Qarkun e Durrësit, ndërsa e dyta Qarkun e Fierit, për të përfaqësuar në këtë legjislaturë.

Zgjedhjet u fituan nga Partia Socialiste me 74 mandate, që mundi të siguronte kështu mandatin e tretë qeverisës, për herë të parë në 30 vite pluralizëm. Partia Demokratike arriti të fitonte 59 mandate, LSI 4 mandate dhe PSD 3 mandate.

Rendi i ditës

Komisioneri Shteteror i Zgjedhjeve, diten e Merkure, date 23.06.2021 ne oren 12:00 zhvillon seance publike me kete rend dite:

Projektvendim "Për shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues në zonën zgjedhore qarku Gjirokastër për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25.04.2021”;

Projektvendim "Për shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues në zonën zgjedhore qarku Dibër, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25.04.2021”;

Projektvendim "Për shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues në zonën zgjedhore qarku Durrës, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25.04.2021”;

Projektvendim "Për shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues në zonën zgjedhore qarku Tiranë, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25.04.2021”;

Projektvendim "Për shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues në zonën zgjedhore qarku Shkodër, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25.04.2021”;

Projektvendim "Për shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues në zonën zgjedhore qarku Berat, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25.04.2021”;

Projektvendim "Për shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues në zonën zgjedhore qarku Kukës, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25.04.2021”;

Projektvendim "Për shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues në zonën zgjedhore qarku Korçë, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25.04.2021”;

Projektvendim "Për shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues në zonën zgjedhore qarku Lezhë, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25.04.2021”;

Projektvendim "Për shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues në zonën zgjedhore qarku Vlorë, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25.04.2021”;

Projektvendim "Për shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues në zonën zgjedhore qarku Elbasan, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25.04.2021”;

Projektvendim "Për shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues në zonën zgjedhore qarku Fier, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25.04.2021”.

Të fundit