Flash News

E-TJERA

KQZ thirrje partive politike: Gjuha e ashpër dhe sjellja konfliktuale nuk i shërben interesit të qytetarëve, tregoni maturi

KQZ thirrje partive politike: Gjuha e ashpër dhe sjellja konfliktuale nuk i
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi

Nisur nga debatet dhe konfliktet një muaj para zgjedhjeve, kreu i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi i ka bërë apel të gjithë aktorëve politik për vetëpërmbajtje dhe maturi në sjelljen e mesazhet politike e tyre.

"Duhet mbajtur në vemendje se sjellja dhe retorika e udhëheqësve dhe përfaqësuesve politik ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë tek mbështetësit e tyre, ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë në cënimin e standardeve të zgjedhjeve në vendin tonë", shkruan në Facebook.

Sipas tij, partitë politike kanë përgjegjësinë dhe detyrimin ndaj qytetarëve që të sillen me maturi. Gjuha e ashpër dhe sjellja konfliktuale, evidenton Celibashi,  nuk i shërben interesit të qytetarëve për zhvillimin e zgjedhjeve të lira.

"Jemi në prag të fillimit të fushatës zgjedhore ndaj kandidatët dhe partitë politike duhet të respektojnë konkurentët e tyre", thotë ai.

KQZ i ka bërë apel edhe zyrtarëve të angazhuar si garues në zgjedhjet e datës 25 prill, që të ndajnë anagzhimin e tyre si kandidat për deputet me atë të drejtuesit të entit shtetëror përkatës.

Të fundit