Flash News

E-TJERA

KQZ vendos për zarfet e Greqisë: Të vijojë numërimi i votave

KQZ vendos për zarfet e Greqisë: Të vijojë numërimi i

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që votat e mbërritura nga Greqia, të cilat janë lënë pezull, të numërohen.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha nuk është gjetur asnjë parregullsi në këto kuti.

“Anëtarët e grupeve të numërimit kanë të drejtë të kontestojnë votat kur lexohen, dhe nuk kanë asnjë target tjetër ligjor. Asnjë instancë tjetër zgjedhore, nuk kanë kompetencë procedurale për të shqyrtuar kërkesa apo pretendime për parregullsi të mundshme të procesit zgjedhore.

Kjo behet vetëm pasi të ketë përfunduar numërimi dhe tabulimi i rezultatit”, u shpreh Celibashi.

Pezullimi i votave erdhi pas kërkesës të Partisë Demokratike drejtuar KQZ-së, ku shprehën se kishte dyshime për rregullsinë e tyre.

Pas vendimit fillestar të KQZ për numërimin e tyre, Partia Socialiste e kundërshtoi këtë vendim duke e ankimuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), i cili i dha të drejtë KQZ-së.

Të fundit