Flash News

E-TJERA

Kraja: Krimi shqiptar është shtrirë nga Amerika Latine deri në Dubai

Kraja: Krimi shqiptar është shtrirë nga Amerika Latine deri

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) Arben Kraja, ka deklaruar në konferencën për "Krimin e Organizuar Ndërkombëtar" se krimi shqiptar është shtrirë nga Amerika Latine deri në Dubai.

Në takimin me homologët italianë, Kraja theksoi se krimi shqiptar po bëhet gjithnjë e më shumë i rrezikshëm dhe më i egër.

“Ne duhet të flasim me punë konkrete, duhet të themi çfarë kemi bërë dhe çfarë kemi arritur dhe çfarë duhet të bëjmë më tepër. E menduam takimin ndryshe që të ftojmë studentë të drejtësisë, kandidatë për prokurorë, që ti japim mundësi që të flasin edhe ata. Me rëndësi është që të shohim se çfarë duhet të diskutojmë. Grupet kriminale kanë ndryshuar aktivitetin kohët e fundit. Kanë shtrire aktivitetin në vendet ku prodhohet droga, ku tregtohet madje edhe në Dubai. Gjithashtu grupet kriminale janë bërë shumë të egër”, është shprehur Kraja.

 

Të fundit