Flash News

E-TJERA

Kraja: SPAK ka në dorë hetime të rëndësishme, shumë shpejt rezultate

Kraja: SPAK ka në dorë hetime të rëndësishme,

E vendosur shpesh në qëndër të kritikave se nuk po sjell drejtësinë e shumëpritur, Arben Kraja deklaroi se SPAK do të japë rezultate shumë shpejt.

Gjatë prezantimit të projektit EU4LEA, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme u shpreh se SPAK po punon intesivisht dhe se ka në dorë hetime të rëndësishme që lidhen me krimin dhe korrupsionin.

Kraja dha garanci se SPAK do të jetë serioz në punën që bën dhe se do të garantojë paanësi, duke vlerësuar vetëm provat.

“SPAK është e konsoliduar si strukturë dhe në një fazë delikate të kapërcejë ato proplemet e fillimit dhe të japë produktin e nevojshëm. Hetuesit janë marrë të gjithë në punë të gjithë janë tepër intensiv dhe tepër aktiv.

Kemi shumë hetime të rëndësishme në vijm, për krimin e organizuar, pastrim e parave, korrupsionit, është momenti që të ecim përpara. Niveli që ne kemi arritur ne kryejmë hetime njëkohësisht me vendet e BE.

Dua të garantoj të gjithë që ne jemi serioz në punën që bëjmë, do hetojmë në mënyrë objeketive dhe të paanshme të gjitha rastet dhe do japim rezultaet që vijnë nga hetimi duke vlerësuar provat”, tha Kraja.

 

Të fundit