Flash News

E-TJERA

Krerët e shtetit ‘zbarkojnë’ në Vlorë në 111-vjetorin e Pavarësisë, Rama dhe Kurti shtrëngojnë duart

Krerët e shtetit ‘zbarkojnë’ në Vlorë në

Shqipëria feston sot 111 vite pavarësi, pasi më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran.

Në këtë ditë të shënuar për shqiptarët u mbaj ceremonia e ngritjes së flamurit, ku të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama, Presidenti Bajram, Begaj, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, kreu i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha etj.

Pjesë e ceremonisë është ngritja e Flamurit dhe vendosja e kurorave me lule në monumentin e Ismail Qemalit.

Po ashtu, i pranishëm në Vlorë ishte edhe kreu i PD, Sali Berisha. Ai ka vendosur kurora me lule tek varri i Ismail Qemalit, tek Sheshi i Flamurit në Vlorë.

Të pranishëm në ceremoni kanë qenë edhe qytetarë të shumtë, të cilët kanë sfiduar edhe kushtet atmosferike dhe reshjet e shiut.

Ajo që ra në sy ishte edhe një moment kur kryeministri Rama shtrëngon duart me Albin Kurtin, si dhe shihen të buzëqeshur gjatë ceremonisë.  

Krerët e shtetit ‘zbarkojnë’ në Vlorë në

 

Të fundit