Flash News

E-TJERA

Kreshnik Spahiu: Në Shqipëri je i detyruar të vjedhësh nëse merr një rrogë normale

Kreshnik Spahiu: Në Shqipëri je i detyruar të vjedhësh

Juristi Kreshnik Spahiu mendon se të punësuarit në Shqipëri, të cilët kanë një rrogë normale, janë të detyruar të vjedhin, pasi paga që marrin është nën nivelin e minimumit jetik.

Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu theksoi se për të siguruar minimumin jetik në vend, duhet të merresh me aktivitete të paligjshme.

Mendoj që, çdo shqiptar, jo i papunë, por i punësuar me një rrogë normale, është i deturyar të  vjedhë, sepse paga e tyre është nën nivelin e minimumit jetik.

Pra, që të mbash sot një familje në Shqipëri, që të sigurosh minimumin jetik të të ushqyerit apo të pagimit të taksave, faturave, dritave, ujit, qirasë, etj, je i detyruar të realizosh aktivitet të paligjshëm, ose të merresh me trafik, ose të merresh me korrupsion, ose të merresh me mashtrime, vjedhje, borxhet të cilat nuk i kthen. Askush nga qeveria nuk i jep shpjegim shqiptarëve, si mund të jetojë një pensionist”, theksoi ai.

Të fundit