Flash News

E-TJERA

Kreu dënimin për grabitje, por refuzon të dëbohet në Shqipëri: Jam dashuruar me një spanjoll në burg

Kreu dënimin për grabitje, por refuzon të dëbohet në

Një shtetase shqiptare e arrestuar në Spanjë si pjesë e një bande që grabiti 26 shtëpi në vitin 2019, ka refuzuar të kthehet në Shqipërisë, pasi vuajti dënimin e caktuar nga autoritetet spanjolle.

Mediat vendase shkruajnë se shqiptarja, e cila u dënua me 5 vite burg për grabitje dhe një vit e 9 muaj burg për falsifikim të një dokumenti, ka pretenduar se është dashuruar në burg me një burrë spanjoll dhe nuk dëshiron të rikthehet në Shqipëri.

Shqiptarja, e cila ka vuajtur dënimin, ka apeluar urdhrin që kërkon largimin e saj të menjëhershëm nga Spanja, duke pretenduar se i shkelen të drejtat. Ajo hyri rregullisht në Spanjë dhe pas një periudhe tre mujore si turiste, u ndalua dhe u gjykua.

Pasi vuajti dënimin shqiptarja u nis direkt drejt Shqipërisë ku ka thënë se është martuar me shtetasin spanjoll. Këtë të fundit ajo e njohu në paraburgim kur u arrestua për grabitje. Ata jetuan bashkë për një vit para se shqiptarja të hynte në burg për të vuajtur dënimin.

Gjykata ka refuzuar kërkesën e shqiptares me argumentin se nuk ka asnjë provë që vërteton se çifti janë martuar në Shqipëri.

Të fundit