Flash News

E-TJERA

Situata me pandeminë/ Akademia e Shkencave: Duhet të përforcohen kufizimet, për të paktën 2 javë

Situata me pandeminë/ Akademia e Shkencave: Duhet të përforcohen

Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi ka propozuar që Shqipëria të shtrëngojë masat kufizuese për të paktën 2 javë, ndërsa tha se vendi ynë ka masat më të buta në Evropë.

Gjatë konferencës në Kuvend, me fokus ”Pandemia dhe rimëkëmbja-strategjitë e përballjes dhe pritshmëritë e zhvillimit”, Gjinushi tha se Shqipëria për të përshpejtuar uljen e kurbës, i duhet të paktën një periudhë 2 javore me kufizime.

Vdekshmëria te ne nga dhjetori në 1%, kurba e përhapjes ka formën e një vargmali me 2 majë, në nëntor.  Në të gjitha vendet ka nisur zbritja, ne sot ndodhemi ende në majë dhe presim fillimin e uljes nga vala e dytë.  Kjo sepse zbatohen masa më të buta se në Evropë. Për të përshpejtuar uljen duhet të përforcojmë kufizimet për së paku një fazë 2 javore. Të përballimi me pandeminë me sa më pak dëme në ekonomi”, tha Gjinushi.

Të fundit