Flash News

E-TJERA

Kreu i ARRSH, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK

Kreu i ARRSH, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK

Gentian Gjyli, kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar është paraqitur në SPAK. Më herët gjatë ditës së sotme në Prokurorinë e Posaçme u paraqit edhe Drejtori i KESH, Erlad Elezi.

Edhe Gjyli, ashtu si drejtori i KESH janë me masë “arrest shtëpie”, ndërsa Belinda Balluku eshte pezulluar nga detyra me vendim te GJKKO dhe i është sekuestruar pasaporta.

Balluku u mor e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tenderin e Tunelit të Llogarasë dhe të lotit 4 të Unazës së Jashtme të Tiranës, vepra penale të kryera në bashkëpunim me vartësit e saj.

Belinda Balluku, ish-drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi, Gjyli, Elezi e vartës të tjerë të saj, akuzohen se kanë manipuluar dy tenderat për Tunelin e Llogarasë dhe të lotit 4 të Unazës së Jashtme të Tiranës, me vlerë totale 210 milionë euro, duke favorizuar kompanitë fituese.

 

Të fundit