Flash News

E-TJERA

Kreu i degës së LSI në Cërrik bashkohet me PS. Kryemadhi nuk vonon, prezanton drejtuesin e ri

Kreu i degës së LSI në Cërrik bashkohet me PS. Kryemadhi nuk

Vijojnë largimet nga radhët e LSI drejt PS. Këtë herë kryetari i degës së LSI-së për Cërrikun, juristi Astrit Xhelili ka "braktisur" këtë të fundit vetëm 100 ditë para zgjedhjeve për t'iu bashkuar PS.

Nga ana tjetër, i shpejtë ka qenë dhe reagimi i Monika Kryemadhit, e cila ishte sot në Mollas të Cërrikut, ku dhe konfirmoi live në postin e kreut të LSI-së në këtë bashki, Altin Toskën. Ky i fundit ka qenë kryetar Bashkie në Cërrik.

Kryemadhi ia komunikoi postin Toskës në prani të banorëve të zonës, ndërsa shtoi se atë e pret një detyrë e madhe.

 “Ti Altin ke një detyrë të madhe sepse do të përfaqësosh LSI-në në Cërrik. Ke qenë kryetar bashkie e janë bërë shumë investime kur ke qenë ti. Ne e kemi mbajtur fjalën me Cërrikun dhe duam të krijojmë hapësira pafundësisht që të mos largohen të rinjtë, të krijojmë mundësinë e një punësimi të mirëpaguar. Ne donim të hapnim pikën e remontit të mjeteve bujqësore prej 3 milionë dollarë, por do ta zhbllokojmë sërish, sepse Cërriku është mu në mes të një hambari bujqësor, siç është zona e Sulovës. Detyra jonë është jo veç të evidentojmë problematikat, por edhe ti japim zgjidhet. Kandidimi yt me siglën e LSI-së, do të na japi jo vetëm përgjegjësi e angazhim, por edhe më shumë përgjegjësi morale dhe politike për Cërrikun. Nuk duhet të ndalojmë asnjë ditë asnjë moment dhe ato premtime që do të bëjmë t’i realizojmë me faza, 100 ditëshin e parë, 100 ditëshin e dytë. Ne 100 ditë na ndajnë sot nga 25 prilli”, tha Kryemadhi. 

Të fundit