Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kreu i EFJ nga Brukseli: Rama është në rrugën e gabuar me luftën kundër medias, Shqipëria s’mund të hyjë në BE

“Edi Rama është në rrugë të gabuar për organizimin e një lufte të re kundër medias kombëtare dhe organizatave ndërkombëtare për lirinë e shtypit. Është koha që autoritetet shqiptare të zbatojnë Rekomandimin 2016/4 të Këshillit të Evropës”, ka thënë ndër tjera në intervistën ekskluzive për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch Ricardo Gutierrez, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve me seli ne Bruksel.
Kurse për situatën e mediave ne Kosovë, sidomos kërcënimet dhe vrasjet e gazetarëve njeriu numri një i Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ) ka thënë se “Ne Kosovë kemi 19 gazetarë të vrarë dhe të zhdukur që nga koha e Milloshevicit deri më sot, që fatkeqësisht askush nga autorët e këtyre krimeve nuk është arrestuar e as nuk është dënuar…Pra, të qëndrosh pasiv do të thotë të jesh bashkëpunëtor i vrasësve…”, thotë Sekretari i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez.
Le Canton27.ch: I nderuar koleg, siç e dini, në Kosovën e pasluftës janë zhdukur apo vrarë 19 gazetarë. Dhe në katër vite që Kurti ka qenë në krye të qeverisë, asnjë gazetar nuk është vrarë, plagosur apo burgosur. Si e vlerësoni këtë, a është vlerësim i lartë?
Ricardo Gutiérrez: Për situatën e lirisë së shtypit në Kosovë, ndjenjat e mia janë të përziera: nëse është e vërtetë që nuk ka më vrasje të gazetarëve në Kosovë, situata është përkeqësuar rëndë gjatë muajve të fundit, me masat represive të ndërmarra nga qeveria e zotit Kurti. Në veçanti po mendoj për tentativën për censurë të kanalit Klan Kosova. Qeveria e Kosovës duhet të kuptojë se nuk ka demokraci pa pluralizëm mediatik. Qeveria duhet të ndalë ndërhyrjet e saj politike në media. EFJ ka publikuar 8 komunikata për shtyp që nga fillimi i vitit 2023 për probleme të ndryshme serioze që prekin lirinë e shtypit në Kosovë, që është dëshmi se situata nuk është normalizuar.
Le Canton27.ch: Në Kosovë më 3 maj u mbajtën demonstrata të gazetarëve, por askush nuk kërkoi nga institucionet apo bashkësia ndërkombëtare (Eulex) që të zbulojnë dhe të dënojnë autorët e atentateve ndaj gazetarëve. Cili do të ishte mesazhi juaj për institucionet vendore dhe ndërkombëtare për këto vrasje të gazetarëve në Kosovë?
Ricardo Gutiérrez: Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, AGK, ka marrë pjesë në të gjithë punën e EFJ-së për këto raste të mosndëshkimit, krahas organizatave të gazetarëve shqiptarë dhe serbë. Ne kemi votuar tashmë dy rezoluta mbi këtë temë në Takimet Vjetore të EFJ. Dhe ne po përgatitemi të votojmë një rezolutë të tretë për këtë çështje. Jam i lumtur që shoh vendosmërinë e përbashkët të organizatave të gazetarëve në rajon. Bllokimi nuk vjen nga gazetarët. Bllokimi bazohet ekskluzivisht në mungesën e vullnetit politik të qeverive, të cilat refuzojnë të bashkëpunojnë. E vërteta historike është këtu viktimë e interesave të veçanta politike të atyre që janë në pushtet. Denoncojmë pasivitetin fajtor të autoriteteve publike përballë këtyre rasteve jashtëzakonisht të rënda të mosndëshkimit.
Le Canton27.ch: z.Gutiérrez me 23-24 maj të këtij viti do të jeni në kryeqytetine Kosovës ne Prishtinë, ku do jenë krerë të asociacionit të gazetarëve nga Brukseli (EFJ) por edhe të shoqatave simotra nga Ballkani, Kosova, Shqipëria, Maqedonia Veriore, Kroacia etj…Mund të na thoni për qëllimin e kësaj vizite?
Ricardo Gutiérrez: Ne i kushtojmë vëmendje të vazhdueshme këtyre rasteve të mosndëshkimit. Po ashtu është planifikuar një mocion për të bërë presion edhe një herë mbi bashkësinë ndërkombëtare, më 23-24 maj, gjatë asamblesë sonë të përgjithshme, e cila do të mbahet në Prishtinë. Është simbolikisht shumë e rëndësishme për ne që t’u bëjmë thirrje edhe një herë autoriteteve publike që të punojnë së bashku (gjë që nuk po e bëjnë) për të zgjidhur këto raste të mosndëshkimit. Është rajoni me numrin më të madh të rasteve të mosndëshkimit në Evropë, i cili kontribuon në nxitjen e një konteksti të dhunës ndaj gazetarëve. Kjo duhet të bëhet prioritet. Këtë do ta kujtojmë më 23 dhe 24 maj dhe jam i lumtur të shoh që organizatat e gazetarëve në Serbi, Kosovë dhe Shqipëri janë unanime në kërkesën që këto raste të zgjidhen.
Le Canton27.ch: Si e vlerësoni “luftën” e Edi Ramës me mediat, fillimisht me ato të shqiptarëve dhe sot me median dhe shoqatat ndërkombëtare. Ai e cilësoi si fantazmë raportin “Reprotres sans Fronires”, pasi transmetimet e fundit të RAI quheshin edhe “Fatantazi”. Si i vlerësoni akuzat dhe sulmet ndaj mediave kombëtare dhe ndërkombëtare, a mund të pengojnë apo zgjasin rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian?
Ricardo Gutiérrez: Edi Rama është në rrugë të gabuar për organizimin e një lufte të re kundër medias kombëtare dhe organizatave ndërkombëtare për lirinë e shtypit. Tashmë kam pasur rastin t’i them personalisht: jo përmes këtyre sharjeve ai do të arrijë të krijojë një ekosistem mediatik më të shëndetshëm në Shqipëri. Jam dakord me të për natyrën shumë të polarizuar, dhe ndonjëherë të kapur nga interesa të veçanta private, të medias kryesore në Shqipëri. Por çfarë po bën qeveria e zotit Rama për të garantuar një pluralizëm më të mirë mediatik? Çfarë po bën ai për të përmirësuar pavarësinë dhe etikën e gazetarëve? Asgjë. Ne konsiderojmë se parakusht është vendosja e një regjimi sigurie për gazetarët shqiptarë: qeveria shqiptare duhet të zhvillojë, në bashkëpunim me organizatat e gazetarëve dhe organizatat që mbrojnë lirinë e shprehjes, një plan kombëtar veprimi për mbrojtjen e gazetarisë dhe sigurinë e gazetarëve. Është koha që autoritetet shqiptare të zbatojnë Rekomandimin 2016/4 të Këshillit të Evropës. Asgjë nuk është bërë në tetë vjet. Nëse zoti Rama mendon se do ta zgjidhë problemin duke qortuar mediat apo duke u përpjekur t’i frikësojë ato, gabon fatkeqësisht. Thënë shkurt, Shqipëria dhe Kosova nuk mund të hyjnë në BE, me këtë gjendje të mediave dhe gazetarëve!
Marrë Le Chanton27.CH
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38