Flash News

E-TJERA

Kreu i ILD-së raporton në Kuvend: Mbi 3 mijë dosje të dorëzuara, numri i ankesave është shumë i lartë

Kreu i ILD-së raporton në Kuvend: Mbi 3 mijë dosje të
Artur Metani

Kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani raportoi sot në Kuvend punën e institucionit që ai drejton për 2020-ën. Ai tha se ILD vihet në lëvizje kur raportohet se një gjyqtar ka bërë shkelje. Gjithashtu shtoi se më shumë se 700 qytetarë kanë depozituar kallëzime në ILD.

“ILD shqyrton dhe heton çdo gjyqtar, që kryen shkelje. ILD vihet në lëvizje, kur ka një denoncim ndaj një gjyqtari a njeriu të drejtësisë. ILD pati vështirësi ndaj Covid. KLGJ ka pranuar kërkesën për shkarkimin e një magjistrati. Janë mbi 700 qytetarë që kanë bërë kallëzime në ILD. Ankesat e qytetarëve bëhet edhe online, por edhe me postë. Puna jonë do vazhdojë me synime të qarta”, tha Metani.

Ky i fundit sqaroi edhe kompentcat e ILD-së, ndërsa theksoi se qytetarët kanë bërë shumë ankesa dhe shpesh herë me çështje që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me sistemin gjyqësor dhe nuk janë në kompetencë të ILD-së. Metani tha se gjatë 2020-ës janë dorëzuar mbi 3 mijë dosje.

“Kemi fluks dosjesh të trashëguara. Mbi 3 mijë dosje të dorëzuara në ILD nga institucionet. Gjatë 2020-ës, ILD ka miratuar 8 vendime për fillim hetimi disiplinor. Ne trajtojmë ankesat e trashëguara, që nuk ishin trajtuar më parë dhe ky numër është shumë i madh dhe ndërkaq janë edhe ankesat që vijnë.

Ne po trajtojmë edhe ankesat e vjetra, që të mos shkelim barazinë e ankesave. Numri i denoncimeve nga qytetarët është më i madh sesa i institucioneve. Qytetarët shpesh kërkojnë që të zgjidhet një çështje ku ata janë në gjyq, por nuk është kompetencë e jona, por e pushtetit gjyqësor”, u shpreh Metani.

Të fundit