Flash News

E-TJERA

Kreu i KLP jep alarmin për vakancat nga vettingu: Janë shkarkuar 70% e prokurorëve, projeksioni për gjykatat më dramatik

Kreu i KLP jep alarmin për vakancat nga vettingu: Janë shkarkuar 70% e

Kreu i KLP, Gent Ibrahimi ka përshkruar situatën e krijuar pas procesit të vettingut në organet e drejtësisë.

Në një intervistë në ‘Top Talk’, Ibrahimi thotë se deri tani janë shkarkuar rreth 70% e prokurorëve, ndërsa situata është më dramatike në apelin e gjykatave.

Ibrahimi: Rezultatet e vettingut kanë qenë të tilla që quhen të suksesshme, por shifra është e papritur. Po flasim për një nivel shkarkimi rreth 70% të prokurorëve, është shifër dramatike.

Dyrnjaja: Jemi afër kolapsit? Ku do gjenden për ti zëvendësuar?

Ibrahimi: Nëse nuk merren masat do shkojmë drejt kolapsit. Por të gjithë janë këtu që të mos ndodhë. Nëse nuk ka ndërhyrje edhe në nivel legjislativ. Do jetë e nevojshme që të kërkojmë edhe rregullime ligjore. Niveli i prurjeve në sistemin e drejtësisë do të vijnë shkolla e magjistraturës nuk është i tillë që të zëvendësojë humbjet e shkaktuara nga vettingu. Nga pikëpamja numerike dhe profesionale flasim.

Dyrnjaja: Kjo çon në një drejtësi të çalë?

Ibrahimi: Kolaps nuk do ketë se është përgjegjësi e të gjithë aktoreve që të mos ndodhë.

Situata në gjyqësor është më e vështirë, sidomos në apelin e gjykatave. Nga 137 që duhet të jenë sot janë 35. Projeksioni për gjykatat është më dramatik.

 

 

Të fundit