Flash News

E-TJERA

Kreu i KLSH-së: Kemi gjetur shkelje të rënda në kontratat e shëndetësisë

Kreu i KLSH-së: Kemi gjetur shkelje të rënda në kontratat e

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), Arben Shehu deklaroi sot në Komisionin e Ekonomisë se institucioni që drejton ka zbuluar shkelje të shumta në menaxhimin e financave publike dhe në kontratat e shëndetësisë.

Shehu u shpreh se shkelje janë konstatuar veçanërisht në QSUNT dhe Spitali i Traumës.

“Auditimi evidentoi mungesën e një qasjeje të koordinuar në shpërndarjen e pajisjeve mjekësore, veçanërisht në spitalet si QSUNT dhe Spitali i Traumës. Spitalet psikiatrike përballen me mungesa serioze në kapacitete dhe shërbime, duke rritur varësinë nga shërbime të jashtme dhe kosto të larta.

Gjatë vitit 2024, KLSH ka kryer 159 auditime në të gjitha hallkat e qeverisjes dhe ka dhënë 4,378 rekomandime, ku përfshihen 993 masa disiplinore, 66 masa administrative dhe 697 masa për efekte financiare. Përveç kësaj, janë referuar 13 kallëzime penale për veprime ose mosveprime me shkelje të rënda të ligjit” tha ai.

Të fundit