Flash News

E-TJERA

Kreu i KLSH-së raporton në Kuvend: Institucionet shtetërore kanë shkaktuar dëm ekonomik prej 2.2 miliardë lekë

Kreu i KLSH-së raporton në Kuvend: Institucionet shtetërore
Arben Shehu

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu ka raportuar në Kuvend punën e vitit 2020, ku ka evidentuar edhe problematikat dhe konstatimet që kanë hasur. Ai foli për një dëm ekonomik që kap vlerën e 17.7 milionë eurove ose 2.2 miliardë lekë gjatë 2020-ës.

Ky dëm ekonomik në Buxhetin e Shtetit, sipas Shehut, ka ardhur si pasojë e parregullsive dhe shkeljeve financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera nga institucionet.

Ai bëri me dije se KLSH ka bërë 91 auditime, që përfshijnë institucione si ministri, drejtori qendrore dhe rajonale si dhe bashki.

"Kontrolli i Lartë i Shtetit, në cilësinë e institucionit më të lartë të auditimit të jashtëm publik, për vitin 2020 kishte planifikuar gjithsej 143 auditime, ku kanë përfshirë vlerësimin e aktivitetit në 91 subjekte.

Ato kanë përfshirë, institucione qendrore, ministri dhe agjenci (përfshirë drejtori qendrore dhe rajonale në varësi të tyre), njësi të vetëqeverisjes vendore (qarqe, bashki), drejtori të përgjithshme të administrimit fiskal, etj.

Nga këto 14 auditime në institucionet e qeverisjes qendrore, 18 në institucione të vetëqeverisjes vendore dhe njësi të tjera në nivel vendor, 10 auditime në institucione të tjera financiare etj.

Rezultatet e punës audituese të vitit 2020 kanë pasur objektiv edhe identifikimin e shkeljeve dhe raportimin e tyre në bazë të klasifikimit si dëm ekonomik dhe si parregullsi/paligjshmëri me efekte negative në financat publike nga subjekteve nën auditim ku parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale 2,2 miliardë lekë ose 17.7 milionë euro", tha Shehu.

Ky i fundit u shprej se KLSH ka nëtë 1430 rekomandime, 29 nga të cilat propozime për përmirësim ligjor dhe 294 për masa disiplinore. 

Të fundit