Flash News

E-TJERA

Kreu i KPP, Jonaid Myzyri paraqitet në SPAK

Kreu i KPP, Jonaid Myzyri  paraqitet në SPAK

Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.

Megjithëse nuk ka një njoftim zyrtar mbi arsyet e kësaj séance pyetjesh që është e treta në radhë në pak kohë, mendohet se temë e dëshmisë do të jenë prokurimet e firmosura nga ky i fundit.

Herën e dytë që ishte i thirrur në SPAK, Myzyri kur doli me fytyrë të vrenjtur, nuk pranoi të bënte asnjë deklaratë për mediat.

Gjithsesi mbetet për t’u mësuar më konkretisht gjatë orëve në vijim mbi dosjen konkrete që po hetohet nga SPAK.

Të fundit