Flash News

E-TJERA

Kreu i KLP-së, Alfred Balla del sot para vettingut

Kreu i KLP-së, Alfred Balla del sot para vettingut

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla do të kalojë sot në shkallën e dytë të vettingut.

Balla do të dalë në vetting për shkak të detyrës si këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë në vitin 2017. KPK nuk dha një vendim të prerë në vitin 2023, me argumentin se Balla nuk ka status magjistrati.

Balla është emëruar ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë në 2012, ndërsa është liruar nga detyra në 2017.

Në 2018, pas zgjedhjes si anëtar i KLP-së, Balla, i ka paraqitur KPK-së, kërkesë për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit pa vendim përfundimtar, për shkak se, procesi ndaj tij nuk mund të vazhdonte.

Të fundit