Flash News

E-TJERA

Kreu i KPP sërish në SPAK, merret në pyetje për abuzimin me 2.3 mln euro

Kreu i KPP sërish në SPAK, merret në pyetje për abuzimin me

Kreu i pezulluar i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme.

Myzyri është marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm, mbi abuzimin me tenderin 2.3 mln euro.

Apeli i GJKKO ka lënë dje në fuqi masën e sigurisë për Myzyrin, duke rrëzuar kërkesën e tij për heqjen e masës “pezullim nga detyra” dhe “detyrim për t’u paraqitur”.

Kreu i KPP po hetohet lidhur me tenderin për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 58.7 km dhe me vlerë 2.29 milionë euro. Për këtë procedurë prokurimi krahas Jonaid Myzyrajt, janë marrë të pandehur edhe 10 persona të tjerë, 7 prej të cilëve të akuzuar për shkelje e barazisë në tendera publikë, kryer në bashkëpunim.

Të fundit