Flash News

E-TJERA

Kreu i OBSH-së paralajmëron për efekte afatgjata të COVID-19, tregon disa nga pasojat e mundshme në shëndet

Kreu i OBSH-së paralajmëron për efekte afatgjata të

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se efektet shëndetësore të COVID-19 do të jenë afatgjata. Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se shqetësimi i vërtetë është spektri i gjerë i simptomave, që luhaten me kalimin e kohës, dhe shpesh mbivendosen, çka mund të ndikojnë në çdo sistem në trup.

 Gjithashtu shtoi se simptomat që prekin ish-pacientët mund të zgjasin me muaj dhe mund të përfshijnë lodhje të rëndë, probleme të frymëmarrjes, palpitime ose probleme me kujtesën, të cilat mund ta bëjnë të pamundur kthimin në punë ose në jetën e përditshme.

“Edhe pse numrat e saktë të personave, të cilët përjetojnë ndikimet afatgjata, nuk janë përcaktuar ende qartë, simptomat dhe ndërlikimet postCOVID-19 janë raportuar si në pacientët e pashtruar në spital, ashtu edhe në ata të shtruar në spital. Derisa të kemi një vaksinë, qeveritë dhe njerëzit duhet të bëjnë gjithçka që munden për të shtypur transmetimin, që është mënyra më e mirë për të parandaluar pasojat afatgjata postCOVID-19", tha Tedros.

Të fundit