Flash News

E-TJERA

Kreu i Parlamentit italian: Të çelen negociatat me Shqipërinë. BE duhet të zgjerohet, bota po ndryshon me shpejtësi

Kreu i Parlamentit italian: Të çelen negociatat me

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka pritur në takim kreun e Dhomës së Deputetëve të Italisë, Roberto Fico. Në një konferencë për mediat pas takimit, Fico u shpreh se BE duhet të çelë negociatat me Shqipërinë.

Gjithashtu theksoi se në një moment të tillë, referuar luftës në Ukrainë, Bashkimi Europian duhet të ecë me shpejtësi drejt zgjerimit të saj me shtetet e Ballkanit Perëndimor. Ai foli më tej edhe për bashkëpunimin midis dy vendeve.

“Besoj se ky moment me të cilën bota po ndryshon me shpejtësi, BE ka mbërritur momenti që të nisë, të çelë negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në union. Për Italinë ka qenë çështje thelbësore dhe sot është ndërruar dhe në çështje strategjike.

Zgjerimi i Bashkimit Europian drejt Ballkanint Perëndimor. BE duhet të çojë përpara të gjithë procedurat e anëtarësimit, dhe në veçanti të Shqipërisë. Komuniteti shqiptar në Itali është mëse i integruar dhe gjithashtu dhe niveli i sipërmarrjes së shtetasve shqiptarë në Itali është tejet i lartë. Po diskutohet në parlamentin italian ligji për shtetësinë që të gjithë ata që kanë lindur në Itali dhe kanë kryer një cikël shkollor, do mundet të përftojnë shtetësinë italiane”, tha Fico.

 

Të fundit