Flash News

E-TJERA

Kreu i Parlamentit italian vizitë tre ditore në Shqipëri/ Nga Meta te Rama, kë do të takojë

Kreu i Parlamentit italian vizitë tre ditore në Shqipëri/ Nga

Kryetari i Dhomës së Deputetëve në Parlamentit e Italisë, Roberto Fico do të zhvillojë një vizitë tre ditore në Shqipëri, e cila nis këtë të hënë.

Ai do të takohet me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, si dhe do të marrë pjesë në përurimin e Sallës Operative të Mbrojtjes Civile shqiptare, e financuar nga kooperacioni italian si kontribut për rindërtimin pas tërmetit të 2019-ës.

Ndërsa nesër do të takohet me kryetaren e Parlamentit shqiptar, Lindita Nikollën, me të cilën do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi parlamentar.

Ndërsa të mërkurën, ai do të takojë presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama. Fico do të largohet nga kryeqyteti më 13 prill.

Të fundit