Flash News

E-TJERA

Gara për kreun e SPAK, analisti: Amerikanët kanë sjellë një prokuror

Gara për kreun e SPAK, analisti: Amerikanët kanë sjellë

Analisti Arjan Curri ka ndarë detaje të reja mbi garën për drejtimin e ri të SPAK, duke hedhur dritë mbi dinamikat e brendshme të institucionit dhe ndikimin e faktorëve të jashtëm.

I ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, Curri tha se përzgjedhja e kreut të ri po ndikohet nga lobime të brendshme dhe ndërkombëtare.
Sipas tij, një prokuror është kontaktuar nga përfaqësues amerikanë për të marrë drejtimin e SPAK, por ka refuzuar për shkak të integritetit profesional, duke shprehur mbështetjen për kandidaturën e Andan Xholit.

“Amerikanët kanë thirrur një prokuror dhe i kanë thënë merre ti drejtimin e SPAK. Ai për shkak të integriteti i ka thënë jo, por do mbështes Xholin.  Edhe thashethemet janë pjesë e lojës politike. Shikojmë brenda strukturës së SPAK tre grupe, klani i parë është i dibranëve. Nuk mund të jenë të gjithë dibranë kudo. Dibranë në SPAK janë 9, sa male ka Dibra. Megjithatë të nëntë këta janë të ndërsa, gjysma e tyre mbështet Xholin. Janë 9 male, edhe për BKH konkurron një dibran.

Këto 9 male janë ndarë 4 me 5. Një pjesë mbështet Xholin dhe një pjesë Brahon, grupi dytë krahinorik nga Skrapari. Grupi i tretë është i zonjave që lobojnë për zonjën Musabelliu. Altin Dumani do një të ngjashëm me të, siç është Braho. Ky njihet si njeri i akullt, pa ndjenja. Ka një konsensus të gjerë për zotin Xholi, kanë tentuar t’i  rrëmbejnë vajzën në Gjermani. Edhe Dolorezës i është bërë atentat”-u shpreh Curri.

 

 

Të fundit