Flash News

E-TJERA

Kreu i ri i SPAK, BIRN: Proces mes spekulimesh, Altin Dumani ishte i preferuari i SHBA-ve

Kreu i ri i SPAK, BIRN: Proces mes spekulimesh, Altin Dumani ishte i preferuari

Altin Dumani u zgjodh një ditë më parë kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK). Dumani ishte në garë përballë dy kandidatëve të tjerë: Edvin Kondili dhe Adnan Xholi.

Seanca e zgjedhjes së kreut të SPAK ku morën pjesë përfaqësuesit e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, u monitorua po ashtu edhe nga SHBA-të. Seancës iu bashkua edhe ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, në momentin kur Edvin Kondili po prezantonte platformën e tij.

Ndërhyrja e SHBA-ve, sipas BIRN, u bë për shkak se dyshohej për një implikim të mundshëm të forcave politike për të ndikuar zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.

BIRN shkruan se Altin Dumani është parë edhe si kandidati i preferuar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dumani ka një karrierë prej 20 vitesh si prokuror dhe së fundmi është bërë prokuror në SPAK. Dumani ka qenë pjesë e një Task Force të caktuar për të hetuar krimin e jakës së bardhë dhe prokuror në çështjen e Gërdecit, ku u vranë 26 persona të vrarë si pasojë e një shpërthimi në një depo municioni.

Në prag të votimit nuk munguan komentet në Tëitter nga ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe kryeministri Edi Rama në lidhje me kreun e ri të SPAK. Ambasadorja tha se po monitoronte nga afër procesin zgjedhor për kryeprokurorin e ardhshëm kundër korrupsionit për të siguruar që reformat kryesore në drejtësi të vendit do të vazhdonin pa u ndalur.

Kryeministri Edi Rama reagoi ndaj komenteve të ambasadorit duke deklaruar se “i mbështet plotësisht”, duke etiketuar edhe spekulimet mediatike se po tenton të ndërhyjë në proces si “thashetheme politike dhe mediatike”.

Të fundit