Flash News

E-TJERA

Kreu i ri i SPAK, gazetari: Rama i thirri në takim kandidatët para garës, vetëm njëri nuk shkoi

Kreu i ri i SPAK, gazetari: Rama i thirri në takim kandidatët para

Gazetari Poli Hoxha thotë se të tre kandidatët për kreun e SPAK janë thirrur në takim nga kryeministri Edi Rama përpara garës që u zhvillua një ditë më parë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Hoxha u shpreh se ndërhyrja e ambasadores së SHBA, ndodhi pikërisht pas kërkesës së Ramës ndaj kandidatëve të SPAK, që u refuzua vetëm nga Altin Dumani.

 “SHBA nuk kishte asnjë preferencë, të tre kanë shkuar në SHBA, janë trajnuar atje, janë certifikuar. Në këtë moment ndërhyn kryeministri dhe na i fton të tre kandidatët, ç’punë ka kryeministri? Dy shkojnë, Dumani refuzon, me të drejtë, se nesër kryeministri mund të jetë subjekt i tyre. Kush e bën korrupsionin? Kryeministri, ministrat. Kur shihet se ka tendenca, vetë ambasadorja ndërhyri me disa deklarata, i paralajmëroi KLP që të mos ndikohen nga asnjë palë”, tha gazetari Hoxha.

 

Të fundit