Flash News

E-TJERA

Kreu i ri i SPAK, gazetarja: Kandidatët ishin të bindur se kush do të zgjidhej

Kreu i ri i SPAK, gazetarja: Kandidatët ishin të bindur se kush do

Klodjan Braho u votua sot nën prezencën e përfaqësive diplomatike si kryeprokurori i ri i SPAK, për të cilin nga shtatori dhanë sinjale se ishte i preferuari i tyre.

Nisur nga ky fakt, gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, tha në “Top Story” se kandidatët e tjerë ishin të bindur se Braho do të zgjidhej:

“E para që ishte shumë e dukshme, ishte prezenca e shtuar e ndërkombëtarëve, krahasuar me zgjedhjen e dy prokurorëve të mëparshëm. Tregonin mbështetjen e fortë, ishin kryesisht dhe dukshëm vëzhgues të BE-së dhe Ambasadës Amerikane.

Sot, përfaqësia ishte më tepër se kaq. Nuk ishin vetëm amerikanët, nuk ishte vetëm ambasadori i BE-së dhe ekspertë që asistojnë drejtësinë shqiptare, por mbërriti në fund ambasadori gjerman, anëtarë të ambasadës rumune, hungareze, franceze, britanike, holandeze. Britania, Amerika dhe BE ishin të parët që mbërritën, thuajse më herët se anëtarët. Kjo ishte e para që ishte e dukshme gjatë gjithë ditës.

U paralajmërua, KLP na njoftoi se kameramanët do të ishte e pamundur të qëndronin me gazetarët. Tre kandidatët e lexuan platformën e tyre, iu përgjigjën pyetjeve, ata ishin shumë të bindur se kush ishte zgjedhur ndërkohë.

Një ditë më parë, në një takim të pazakontë, përtej orarit zyrtar, duke treguar këmbënguljen, nga hapja e garës në shtator, deri dje, që kanë folur me kode, dje ishte e drejtpërdrejtë. U kuptua qartë, nuk kishte nevojë të lexoje mes rreshtave, amerikanët tregonin se kandidati i preferuar ishte Klodjan Braho.

Madje, gjatë shpalosjes së platformave të tyre, secili prej tyre e la të kuptohej. I pari që u pyet ishte Adnan Xholi, i cili tha, kushdo të fitoj, do kishte mbështetjen e tij. Pyetjet ishin të njëjta dhe për kandidatët e tjerë”, tha Hoxha. 

Të fundit