Flash News

E-TJERA

Kreu i Shoqatës së Turizmit: Turistët në Shqipëri shpenzojnë shumë pak, na duhet një turizëm elitar

Kreu i Shoqatës së Turizmit: Turistët në Shqipëri

Turizmi i këtij viti në Shqipëri nuk ishte aq premtues dhe fitimprurës. Specialistët janë shprehur vazhdimisht se turizmin shqiptar këtë vit e bënë turistët ‘e varfër’.

Kreu i Shoqatës së Turizmit, Zhak Topuzi është shprehur se Shqipërisë i duhet të ndjekë një strategji për turizmin elitar dhe jo turizmin masiv. Me një krahasim, Topuzi tha se një turist i huaj në Shqipëri shpenzon të paktën 380 dollarë, ndërsa një turist i huaj në Kosovë shpenzon 500 dollarë.

“Ky turizëm masiv nuk është i rëndësishëm sot në kushtet e pandemisë, që duket se do të vazhdojë gjatë, duhet bërë një strategji, se rritja e numrit të turistëve nuk është një shifër e rëndësishme, ne marrim 6 mln turistë, e ndërsa nga studimi rezulton se Shqipëria merr gati 380 dollarë për turistë ndërsa Kosova mbi 500 dollarë, kjo është një nga kërkesat kryesore të industrisë, shtimi i shërbimeve, rritja e çmimeve dhe ulja e numrit të turistëve për të marrë turistë elitar. Një pjesë e turistëve elitar të Kosovës kanë shkuar në Mal të Zi”, tha Topuzi.

Topuzi nënvizoi mungesën e stafit të kualifikuar, si një nga problematikat me të cilat ndeshet një turist qoftë vendas apo i huaj kur vjen në Shqipëri me pushime.

“Ka një përmirësim të dukshëm të infrastrukturës në Shqipëri, ka me dhjetëra hotele të turizmit në Turqi, Shqipëria shquhet për gastronominë cilësore, shërbimi ka filluar që të çalojë në të gjithë botën, problemi i njerëzve të kualifikuar po del gjithandej në çdo sektorë, të huajt në përgjithësi kanë mbetur të kënaqur”, tha Topuzi.

Sipas tij, krahasuar me vitin 2019 ka pasur një ulej të numrit të turistëve  që kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet e verës.

“15-20% më pak turistë se në 2019. Janë disa faktorë që ndihmojnë vendin për të pasur turistë rajonal, 84% e turistëve vijnë me mjetet e tyre dhe kjo e bënë në situatën e tanishme më të lehtë lëvizjen, 70% e mbajtën nga rajoni, 50% nga Kosova, por ka pasur turistë nga Serbia dhe kjo është një gjë pozitive, është disa fishuar, turistët rajonal po bëhen trend i rëndësishëm në Shqipëri dhe 15% janë ata që kanë ardhur me charter, por që duhet thënë se duhet bërë yzmeti turistëve rajonal”, shtoi Topuzi.

 

Të fundit