Flash News

E-TJERA

Kreu i SPAK bën deklaratën e fortë: Krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori

Kreu i SPAK bën deklaratën e fortë: Krimi i organizuar ka

Kreu i SPAK, Altin Dumani bëri një deklaratë të fortë, duke thënë se krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori.

Duke folur për Top Channel, Dumani shtoi se ndihet më i shqetësuar nga kërcënimi i ardhur nga krimi i organizuar se nga politika.

“Krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori. Më shqetëson kërcënimi nga krimi i organizuar , jo kërcënimi nga politika.

Ne kemi bërë llogari edhe që mos kthehemi , sepse kjo është detyra jonë të hetojmë.

Prokurorët janë imunë, janë të gjithë të përgatitur që ti përballojnë këto situata, por në fund të fundit e kemi zgjedhur vetë këtë detyre”, tha ai.

 

Të fundit