Flash News

E-TJERA

Kreu i SPAK flet për ‘patronazhistët’: Ka patur një problematikë. Krimet zgjedhore? S'do ketë zvarritje

Kreu i SPAK flet për ‘patronazhistët’: Ka patur një
Arben Kraja

Kryetari i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Arben Kraja deklaron se kanë nisur hetimet për rreth 40 raste që lidhen me akuzat për krime zgjedhore.

Në një prononcim për mediat, Kraja tha se nuk do të ketë vonesa dhe se rastet janë depozituar kryesisht nga partitë politike.

Ne i kemi vlerësuar të gjitha rastet që kanë ardhur, kryesisht kanë ardhur nga partitë politike. Janë mbi 40 çështje që po hetohen. 

Nuk do të ketë zvarritje, pa diskutim do të zgjidhim çdo gjë brenda afateve të gjitha rastet që kemi në hetim”, tha kreu i SPAK.

Kraja tha se po kryhen hetimet e nevojshme për çështjen e “patronazhistëve”, ose listës me të dhënat e mbi 900 mijë votuesve të Tiranës dhe të dhënave të tyre personale,

Jemi duke e hetuar,  po kryejmë veprimet, ka pasur një problematikë që nuk pranoi kompania të na jepte të dhëna, por veprimet po vazhdojnë", tha kreu i SPAK.

Të fundit