Flash News

E-TJERA

Kreu i SPAK: Kemi sekuestruar 70 milionë euro, prioritet ka qenë bashkëpunimi me agjencitë e huaja

Kreu i SPAK: Kemi sekuestruar 70 milionë euro, prioritet ka qenë

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja raportoi sot në Kuvend punën vjetore të institucionit që drejton. Ai ka theksuar se prioritet ka qenë ndërveprimi me agjencitë e huaja.

Kraja bëri me dije se janë sekuestruar 70 milionë euro pasuri e luajtshme dhe e paluajtshme. Gjithashtu shtoi se janë regjistruar 15 procedime penale dhe janë hetuar 25 persona, ku janë dënuar 13 individë.

“Prioritet i rëndësishëm i Prokurorisë së Posaçme ka qenë rritja e bashkëpuinimit me agjencitë e huaja, janë mbajtur kontakte të vazhdueshme me agjencitë amerikane, italiane, gjermane dhe blege.

Gjatë vitit 2021 janë regjistruar 15 procedime penale, ku përfshihet dhe hetimi i pastrimit të veprës penale, janë hetuar 25 persona, kanë përfunduar dhe dërguar për gjyjkim 3 procedime penale me 7 të pandehur, janë dënuar 13 persona si dhe janë sekuestruar pasuri të luiajtshme dhe të paluajtshme me vlerë 70 milionë euro.

Prokuroria e Posaçme gjatë vitit 2021 ka paraqitur në gjykatë 25 kërkesa për sekuestrim pasurie dhe 75 kërkesa për konfiskim pasurie”, tha Kraja.

 

Të fundit