Flash News

E-TJERA

Kreu i SPAK nxjerr shifrat: Mbi 1000 persona janë përgjuar; problematikat që kanë hasur në 2020-ën

Kreu i SPAK nxjerr shifrat: Mbi 1000 persona janë përgjuar;
Arben Kraj

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka raportuar në Komisionin e Ligjeve për punën e bërë gjatë vitit 2020. Ai ngriti si problematikë mungesën e prokurorëve, që ka ardhur si pasojë e procesit të vettingut dhe dorëheqjeve. Kraja renditi edhe shqetësimet e tjera që ka hasur gjatë punës në vitin që lamë pas.

“Kemi qenë në disa situata problematike dhe jo normale të ushtrimit të aktivitetit, numri i prokurorëve është i pakët, mungesa e strukturës së BKH, ambientet tona kanë qenë në rikonstruksion dhe jemi zhvendosur në kushte jonormale dhe pandemia", tha Kraja.

Ky i fundit bëri dhe një bilanc, ku tha se SPAK ka përfunduar hetimin e 216 çështjeve. Ai tha se deri më tani mbi 1000 persona janë përgjuar dhe pjesa më e madhe e tyre ka qenë për çështje korrupsioni.

Kraja deklaroi se në total janë hetuar 746 persona, nga të cilët 515 në masë sigurie dhe 213 në gjendje të lirë. Ai dha detaje për arrestimet e kryera, që më së shumti kishin lidhje me krimin e oganizuar.

“Përgjimet, në dhjetor të 2019 është vendosur një ambient i veçantë për kryerjen e përgjimeve, janë të izoluara. 91% e procedimeve penale është kryer metoda e përgjimeve nga 10 oficerë, ngarkesa ka qenë e madhe. Mbi 1000 subjekte të përgjuara, pjesa më e madhe për korrupsion.

Nga 746 persona nën hetim, 515 prej tyre janë hetuar me masa sigurimi, ndërsa 231 persona janë hetuar në gjendje të lirë. Nga personat e hetuar me masa sigurimi, 288 prej tyre janë hetuar me masën arrest me burg, nga të 257 janë ekzekutuar ndërsa për 31 persona është vendosur masa e sigurisë arrest në mungesë. 

Masa e sigurisë arrest me burg për 198 persona është vendosur për veprat penale që lidhen me krimin e organizuar. Për 28 persona është vendosur për veprën penale që lidhen me korrupsionin ndërsa për 62 persona është vendosur për veprat penale të tjera. Masa e sigurisë arrest në shtëpi është vendosur për 57 persona nën hetim, 154 persona janë hetuar me masë detyrim paraqitje, një person me ndalim i daljes jashtë shtetit, dy me garanci pasurore, dy me shtrim të përkohshëm në spitalin psikiatrik”, tha Kraja.

Të fundit