Flash News

E-TJERA

Kreu i SPAK rendit shqetësimet: Punojmë në ambiente të vogla, 3 ekspertët më të mirë paguhen pak

Kreu i SPAK rendit shqetësimet: Punojmë në ambiente të

Kreu i SPAK Altin Dumani ka renditur disa nga shqetësimet me të cilat përballet institucioni që ai drejton.

Dumani është ndalur kryesisht te probleme infrastrukturore dhe financiare, teksa prezantoi në Parlament raportin vjetor të punës së Prokurorisë së Posaçme.

Dumani thotë se problem janë dosjet e mbartura ndër vite, mungesa e ekstradimit të eksponentëve kriminalë kryesisht në Emiratet e Bashkuara Arabe, apo pagesa jo e kënaqshme e ekspertëve më të mirë.

Sa i përket problematikave, kemi një numër të madh të procedimeve të mbartura në vite. Edhe këtë vit, prokurorët do të fokusojnë energjitë në çështje të mbartura. Kjo ngarkesë është shqetësuese.

Gjatë 2022 kemi patur mungesë infrastrukture, kemi punuar në ambiente të vogla, më shumë se një hetues në një zyrë. Kjo problematikë po shkon drejt zgjidhjes pasi me VKM kemi marrë në pronësi një godinë pranë asaj ku ushtrojmë funksionet.

Mungesa e ekstradimit të eksponentëve kryesisht në Emiratet e Bashkuara Arabe, procedurat e ekstradimit vazhdojnë. Nuk kemi marrë refuzim por nuk kemi marrë edhe asnjë të ekstraduar.

 Statusi financiar jo i kënaqur. Kemi laborator dixhial modern , kemi rekrutuar 3 ekspert më të mirë, por trajtimi i tyre financiar lë për të dëshiruar dhe kemi frikë se mund të largohen”, deklaroi Dumani.

 

Të fundit