Flash News

E-TJERA

Kreu i SPAK takon ministren kosovare të Drejtësisë, zbardhet ç’diskutuan mes tyre

Kreu i SPAK takon ministren kosovare të Drejtësisë, zbardhet

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka zhvilluar një takim sot me Ministren e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Gjatë takimit mes tyre ata diskutuan mbi përparësitë dhe zhvillimet si rezultat i reformës në drejtësi, procesin e vetingut dhe ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë.

“U diskutua gjithashtu mbi arritjet si rezultat i këtyre proceseve por edhe sfidat konkrete me të cilat po përballet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Republikën e Shqipërisë.

Në diskutimin për shkëmbimin e përvojës së deritanishme dhe praktikave të SPAK për të përmbushur me sukses misionin dhe vizionin e tij, u ra dakord për të vazhduar me prioritet bashkëpunimin e ndërsjellë institucional”, thuhet në njoftim.

 

Të fundit