Flash News

E-TJERA

Kreu i SPAK tregon se si ‘ia hedh’ Rama me drejtësinë

Kreu i SPAK tregon se si ‘ia hedh’ Rama me drejtësinë

Kreu i SPAK, Altin Dumani edhe më herët ka pranuar se gjykatat ‘afërmendsh vendosin çfarë kërkon SPAK’.

Sot, në Forumin për Politikat e Mirëqeverisjes, Dumani tregoi edhe ‘sekretin’ se si kryeministri Rama ia hedh paq, pa u hetuar nga Prokuroria e Posaçme, pavarësisht përfshirjes në afera.

Dumani tha në fjalën e tij se SPAK shikon në rang të lartë të zyrtarëve, përfshirë ish-kryeministri, ish-zv.ministra, por jo kryeministra. Pra, SPAK nuk e ka ndërmend ta hetojë Ramën dhe këtë e tha hapur Dumani.

“Po të shikosh lariminë e subjekteve që ne kemi arritur të ngremë akuza apo i kemi në hetim tregon se ne shikojmë zyrtarë të nivelit të lartë, në rang ish-kryeministri, ish zv.kryeministri, ministra, deputetë, gjyqtarë, punonjës policie, kryetare bashkie, ish kryetarë bashkie. Këto duhen parë si një indicie si një shenjë se SPAK po matarohet dhe është në gjendje për të patur një vendim fajësia. Sa i takon krimit të organizuar kemi patur rezultate të prekshme, duke proceduar penalisht personazhe që deri dje as nuk mendoheshin të prekeshin.

Për të qenë të suksesshëm në luftën kundër korrupsionit, vlerësoj se është e nevojshme të kemi disa mjete apo instrumente në dorën tonë. Shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor e kanë kuptuar këtë dhe të gjithë janë të njëjtin trend duke krijuar struktura të posaçme antikorrupsion, prokurori speciale kundër krimit të organizuar. Kjo është gjeja e parë që duhet ndërmarrë me qëllim të qenit të suksesshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar...

Kemi edhe garanci kushtetuese dhe ligjore që kjo strukturë e posaçme të ushtrojë në mënyrë të pavarur funksionet e saj. Tjetër faktor i rëndësishëm është pasja e një infrastrukture të përshtatshme. Investimi në teknologji. Krimi ka evoluar, format e shfaqjes së tyre janë shumë të sofistikuara dhe ne na bie barra që të përshtatemi. Kjo na detyron që të bëjmë investime në teknologji. Ne si SPAK kemi investuar në këtë drejtim”, tha Dumani.

Të fundit