Flash News

E-TJERA

Kreu i SPAK-ut raporton në KLP: Kemi prioritet ngritjen e një laboratori kriminalistik për ekspertizën dixhitale

Kreu i SPAK-ut raporton në KLP: Kemi prioritet ngritjen e një

Pas Prokurorit të Përgjithshëm, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka raportuar edhe kreu i SPAK-ut, Arben Kraja. Ky i fundit tha se SPAK, ka dërguar gjatë 2020-ës, 117 kërkesa për sekuestrimin e 657 pasurive të luajtshme të paluajtshme dhe biznese.

"Prokuroria e Posaçme ka qenë e përfshirë në disa operacione të tjera, ku përfshihen sekuestrimet e pronave, hetimet për pastrimet e parave. Kemi arritur të çojmë 7 persona në gjyq vitin e kaluar. Kemi marrë dhe vendim konfiskimi ditët e fundit. SPAK ka dorëzuar 117 kërkesa për sekuestro të 657 pasurive të luajtshme të paluajtshme dhe biznese”, tha Kraja.

Ai e cilësoi vitin 2020 të vështirë për SPAK-un për shkak të pandemisë. Kreu i SPAK theksoi se ky institucion ka bashkëpunuar si me autoritete vendase dhe të huaja.

Kraja deklaroi se kanë vendosur si prioritet ngritjen e një laboratori kriminalistik për ekspertizën digjitale. Referuar ngritjes së kësaj strukture, ai tha se SPAK ka nisur nga puna. Kraja foli edhe situatën financiare të insitucionit që drejton.

"Ka qenë një sfidë pandemia për të gjithë. Por, problematika e arkivës që duhet lëvizur, ruajtur, problematika e projektit, e cila kishte shumë mangësi. Të gjitha këto u kaluan dhe u arrit që në fund të vitit 2020 të mbaronte rikonstruksioni, tani jemi në kushte të rinovimit. Kemi marrë buxhetin të miratuar të gjithën. Kuptohet, ishte miratuar nga ministria e financës. Në këto kushte kemi pasur buxhet të mjaftueshëm. Kemi pasur problematikë në fondin e pagave, sepse nuk kishim Byronë Kombëtare të Hetimit, e në këto kushte fondi i pagave ka mbetur i pa likuiduar.

BKH dhe SPAK akses në të dhënat personale, kemi arritur aq sa mund të bëjmë deri tani. Për në është eksperiencë e re dhe kemi miratuar sipas kërkesave tona. Problemi parë që ndeshëm është që nuk ishte planifikuar një zyrë për këtë fakt. Një veprimtari tjetër që kemi ushtruar, kemi vendosur si prioritet ngritjen e një laboratori kriminalistik për ekspertizën digjitale. Në këtë sens kemi punuar në tre drejtime, e para në drejtim të krimit, përzgjedhjes së stafit dhe gjetjes së stafit për të bërë blerje të nevojshme. Stafi, kemi hapur garën dhe kemi marrë dy nga ekspertët më të mirë në këtë fushë, me eksperiencë disa vjeçare në polici dhe jemi në fazën e fundit të marrjes së programeve", tha Kraja.

Të fundit