Flash News

E-TJERA

Kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me 14-vjeçaren, arrestohet i riu në Tiranë

Kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me 14-vjeçaren,

Policia  e Tiranës ka arrestuar 8 persona në flagrancë për ngjarje të ndryshme kriminale, ndër të cilët edhe një shtetas 25-vjeçar për abuzim me të mitur.

25-vjeçari me inicialet Xh.M., dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj një 14-vjeçareje.

Gjithashtu forcat policore kanë arrestuar edhe persona të tjerë për “kundërshtim të punonjësit të policisë” dhe “drejtim i automjetit në gjendje të dehur”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetases A.Q., 43 vjeçe, pasi në rrugën “Muhamet Gjollesha”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 12 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit canabis sattiva.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, u ndalua shtetasi Xh.M., 25 vjeç, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka kryer marrdhënie seksualë me dhunë ndaj një shtetase të mitur 14-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë arrestimim në flagrancë të shtetasit G.M., 25 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për shkak të detyrës.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F.Xh, 21 vjeç, pasi në Vaqarr, për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A.T., 27 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

E.K., 38 vjeç, H.Z., 26 vjeç, L.T., 33 vjeç dhe A.R., 53 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatese në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit