Flash News

E-TJERA

"Krijoi fabul të turpshme me fëmijët e mi”, ish kreu i Apelit: SPAK të hetojë ish-kreun e Operacionales

"Krijoi fabul të turpshme me fëmijët e mi”, ish kreu i

Ish-kryetar i Gjykatës së Apelit në Tiranë ka vijuar akuzat ndaj ish-shefit të Operacionales Oltion Bistri i cili është arrestuar nga SPAK.

I ftuar në News 24, Malaj tha se Bistri ka nxjerr në pritë njerëzit e drejtësisë dhe një prej tyre ka qenë dhe fabula që ai krijoi me të dhe familjarët e tij, hedh dyshime për nxitje nga grupe të strukturuara kriminale.

Alaudin Malaj: E kam personale me zotin Bistri, (ish-kreu i Operacionales) që ndërtoi një fabul të turpshme me fëmijët e mi dhe bëri atë që bëri me mua dhe nuk u ndje asnjë nga prokuroria e gjykata që të hetonte kush ishte arsyeja. Unë them se Bistri ishte i paguar nga grupe të strukturuara kundër meje. E them publikisht, nëse SPAK nuk heton këtë zotërinë për 4-5 raste që i kam parë në media  që janë publikuar nga SKY që ky i ka të qarta nxjerrjen në pritë të njerëzve, atëherë cfarë kuptimi ka që nesër një drejtues i policisë së shtetit nuk bën të njëjtat veprime.

Nëse ky kryeministër,  do të ketë kurajo ky kuvend do të ketë kurajo të hetojë fenomenin e falsifikimit dhe precedentët penalë të paligjshëm atëherë do shpëtojë dhe sistemi i drejtësisë. Sot kemi një grup prokurorësh e gjyqtarësh që presin ca do ti thotë polici. S’ka ndodhur kurrë.

 

Të fundit