Flash News

E-TJERA

'Krijoi' skenën si në filmat aksion pas daljes nga psikiatria, reagon spitali: Nëna e tij doli garant

'Krijoi' skenën si në filmat aksion pas daljes nga

Një 42-vjeçar ka shkaktuar rrëmujë në rrugët e Tiranës gjatë paradites së sotme, duke përplasur disa makina të policisë, pas daljes nga spitali psikiatrik ku ishte shtruar për probleme të shëndetit mendor.

Sipas përgjigjes zyrtare të Spitalit Psikiatrik, Enis Vrapi u shtrua aty nga data 11 deri më 15 maj, pasi policia e kishte arrestuar po në atë datë pasi qëllonte me armë sportive lodër brenda në banesë.

Përgjigja zyrtare e Spitalit Pskiatrik:

Enis Vrapi ka qenë i shtruar në spitalin psikiatrik që nga data 11 deri në 15 maj. Në datën 11 e ka çuar policia në spital për shkak të probleme të shëndetit mendor pasi më datë 11 policia e arrestoi në banesë pasi qëllonte me armë sportive lodër brenda në banesë. Por më datë 15 maj spitali e ka nxjerrë, ku sipas spitalit e ka marrë nëna e vet nga aty. Sipas spitalit nëna ka dalë garant duke bërë shënimin në kartelë.

Të fundit