Flash News

E-TJERA

‘Krijon varësi në përdorimin e parë’/ Qarkullon prej kohësh në vend, simptomat e rënda të kanabisit sintetik

‘Krijon varësi në përdorimin e parë’/ Qarkullon

Prej kohësh në Shqipëri është identifikuar një lloj e re droge për tregun e paligjshëm, kanabisi sintetik, ose ndryshe bonsai. Ekspertët kanë ngritur shqetësim rrezikun e lartë të këtij lloji.

Ergys Muzhaqi, ekspert sigurie, tha për “Euronews Albania” se kjo është ndër “drogat më të këqija që mund të ekzistojnë në tregun e përdoruesve”.

Sipas Muzhaqit, kjo lloj droge mund të kthehet në varësi që në konsumimin për herë të parë. Ai tha se efektet vijnë menjëherë pas konsumimit dhe janë shumë të rënda, “shkatërruese”.

Një mënyrë për të dalluar kanabisin sintetik me atë të zakonshmin është aroma, pasi kanabisi ka aromë të fortë, ndërsa drogat sintetike nuk kanë, sqaroi Muzhaqi.

Edhe toksikologu Alert Drishti tha se simptomat janë më të fuqishme se të hashashit. “Këto substanca janë shumë më të fuqishme se hashashi, më agresive”, u shpreh ai.

Drishti shpjegoi se kur kjo drogë merret në dozë të tepruar, shkakton dëme në sistemin nervor, sistemit respirator dhe kardiovaskular.

 

Të fundit