Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Krisafi tregon si u vendos ligji i luftës nga Greqia: Do të hiqet se s’bën, por është akt unilateral
Ksenofon Krisafi, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare ka treguar se si u vendos ligji i luftës nga Greqia, ligj që vijon të jetë ende sot në fuqi.
Duke folur në “Real Story’, Krisafi thotë se ligji i luftës u shpall kur Italia sulmoi Greqinë nga territori shqiptar dhe u mor si motiv se Shqipëria i furnizoi me batalione.
“Shumica e shqiptarëve dezertuan. Këtë e thonë dhe italianët. Shqiptarët ndihmuan dhe kauzën greke. Një nga drejtuesit ishte Spiro Moisiu. Me urdhër të palës italiane doli në dekret në vendin tonë; Shqipëria do të jetë në gjendje lufte me të gjitha ato vende që është dhe Italia.
Dhe më pas grekët shpallën ligjin e luftës dhe më pas nxorën dekrete për bllokimi e pasurisë së të gjithë të huajve në Greqi, mes tyre dhe shqiptarëve. Status i pasurisë çame është më vete, pasi ata u akuzuan për bashkëpunim me ushtrinë gjermane. Përgjegjësia është individuale. Kjo është konsideruar si ndër aktet e pastrimit me gjenocid. Në këto rrethana u shpall dhe ligji i luftës së grekëve ndaj shqiptarëve.
Italia pretendonte se këtu në Shqipëri u vranë italianë dhe duhet të varroseshin aty. Greqia insiston për të ngritur varreza atje ku janë varret e ushtarëve, pasi pretendon territore. Pasi mbaron lufta nxirren eshtrat e ushtarakëve të vrarë me ceremoni të caktuar dhe kthehen për t’u prehur në tokën e vet. Ndërkohë këtu ngrihen memorialë. Në 1987 kam qen ministër i Jashtëm, doli në një deklaratë për shtyp ministri grek dhe tha; Ligji i luftës nuk ekziston. Më pas doli dhe e tha dhe Papandreu. Pasi ata e thanë në deklarata, ne se kërkuam me letër”, tha profesori.
Krisafi shton se ligji i luftës duhet të hiqet, por akti duhet të jetë unilateral.
“Ligji do hiqet se s’bën. Jam kundër mendimeve që hajde të bisedojmë , c’punë kemi ne? Është akt unilateral. Heqja hap mundësi për shumë gjëra tjera”, tha Krisafi.