Flash News

E-TJERA

Krishti u ngjall! Besimtarët katolikë festojnë Pashkën

Krishti u ngjall! Besimtarët katolikë festojnë Pashkën

Besimtarët katolikë në mbarë botën festojnë sot Pashkën, ditën e ringjalljes së Jezu Krishti, një nga ngjarjet më të rëndësishme në kalendarin fetar.

Festimet nisën me meshën e madhe të së shtunës mbrëma, e cila u mbajt në të gjitha kishat katolike, dhe kulmojnë me drekën tradicionale të së dielës.

Në kryeqytet, besimtarë të të gjitha moshave u mblodhën në Katedralja “Shën Pali” për të kremtuar vigjiljen e Pashkës së Madhe. Pak pas orës 22:00 nisi mesha e ringjalljes së Krishtit, një nga momentet më të rëndësishme të kësaj feste.

“U ringjall!”, u shpreh Imzot Arjan Dodaj para besimtarëve, duke theksuar se pas vigjiljes, e cila simbolizon kalimin nga nata në ditë, nis një fillim i ri.

Në mesazhin e tij për besimtarët, Arqipeshkvi theksoi rëndësinë e shpresës dhe besimit:
“Një Pashkë të shenjtë që të jetë rilindje në shpirt në familjet tona, në çdo të ri e të re shqiptare. Me Zotin çdo shpresë e vdekur ringjallet dhe merr jetë me më shumë dritë e entuziazëm për të sotmen dhe të ardhmen. Kush beson, kurrë nuk i trembet jetës dhe sfidave.”

 

Të fundit