Flash News

E-TJERA

Krishtlindje në pandemi/ Mesha me pak pjesmarrës, besimtarët festojnë me familjet e tyre

Krishtlindje në pandemi/ Mesha me pak pjesmarrës, besimtarët
Foto Ilustruese

Besimtarët ortodoksë dhe katolikë, kremtojnë sot Krishtlindjen, një prej datave më të rëndësishme në kalendarin e tyre fetar. 

Në Shqipëri dhe në të gjithë botën këto Krishtlindje vijnë në kushte aspak të zakonshme.

Kushtet e pandemisë kanë ndryshuar mënyrën e festimit të tyre, ndërkohë që mesha si asnjëherë më parë është mbajtur para mesnatës, për shkak të orës policore që është vendosur.

Mbrëmjen e së enjtes është mbajtur vetëm një meshë në katedralen e Shën Palit nga Kryeipeshkvi i Kishës Katolike në Shqipëri, Imzot George Frendo, i cili vuri theksin te dashuria për familjen. "Krishtlindjet janë festa e familjes", tha Frendo.

Besimtarët në kishë respektuan distancën fizike dhe ishin të pajisur me maska.

Gjithashtu në një situatë të vështirë pandemie Kryepeshkopi i ortodoksëve, Anastas bëri thirrje që mos ketë pjesëmarrje masive për këto Krishtlindje dhe madje as të festohet gjerësisht familjarisht e me miq për shkak të përhapjes së COVID-19.

Në kushte të ngjashme është festuar kjo ditë e rëndësishme në të gjithë botën. Për të parandaluar përhapjen e koronavirusit shumë shtete ashpërsuan masat në prag të festave të fundvitit.

Të fundit