Flash News

E-TJERA

Kristaq Kume kap gabimin e partive: Nuk e zbatuan ligjin kur dorëzuan listat, KQZ duhet t`i kthejë

Kristaq Kume kap gabimin e partive: Nuk e zbatuan ligjin kur dorëzuan

Eksperti për Çështjet Zgjedhore, Kristaq Kume deklaron se partitë politike nuk kanë bzatuar ligjin kur kanë dorëzuar listat e kandidateve për deputet.

Sipas Kumes në një status në rrjetet sociale, dispozita përcakton se "Numri i kandidatëve në listën shumemërore nuk mund të jetë më i vogël se numri i mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse, shtuar dy, çka rezulton se ky nen nuk është zbatuar.

Partitë politike nuk e kane zbatuar ligjin ( Kodin zgjedhor, nenin 67, pika 4) kur kane dorezuar listat e kandidateve per deputet. Dispozita percakton se "Numri i kandidatëve në listën shumemërore nuk mund të jetë më i vogël se numri i mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse, shtuar dy. Në çdo rast, numri i kandidatëve në listën shumemërore duhet të jetë i plotpjesëtueshëm me numrin tre".

Zbatimi ketij detyrimi ligjor do te thote qe p.sh ne njesine zgjedhore, qarku Tirane, lista e kandidateve duhet te kete 39 emra ( 36 mandate i ka njesia, ketij numri i shtohen 2, behen 38 dhe per t`u plotepjestuar me 3, lista duhet te kete, minimumi 39 kandidate.) Duket gje e vogel por eshte shkelje e ligjit dhe, si dihet, nuk ka shkelje te vogel e shkelje te madhe.

Ne kete rast mund te pyetet: Pse veprojne keshtu partite ? Ligjin e kane bere vete dhe posaçrisht per kete nen eshte debatuar jo pak. KQZ duhet t`i kthejë, per t`u plotesuar sipas ligjit te gjitha listat qe nuk e plotesojne kete kusht ligjor dhe keshtu t`ju tregojë partive se ato , ne asnje rast dhe per asnje arsye, nuk mund te jene mbi ligjin ose ta anashkalojne ate. Ndryshe kjo shkelje mund te sjellë të tjera më vonë”, shkruan Kume.

Të fundit