Flash News

E-TJERA

Kritikat e ashpra të Ramës, shkarkohen 30 punonjës të Ujësjellësit të Vlorës

Kritikat e ashpra të Ramës, shkarkohen 30 punonjës të

Në ndërmarrjen e Ujësjellësit të Vlorës kanë nisur shkarkimet masive, pas kritikave të kryeministrit Edi Rama. Një javë më parë, Rama mblodhi kryebashkiakët dhe tha se Ujësjellësi i Vlorës është "kampion" në humbje.

"Kam listën këtu dhe nuk dua që ti hyj me radhë, por kam kampionin këtu që është Bashkia e Vlorës, që është 78% humbje, është një kompani e falimentuar që vazhdon të marrë para nga shteti", tha Rama.

Drejtuesja e re ujësjellëz-kanalizimeve në Vlorë, Elona Hodaj ka shkarkuar 30 persona gjatë kësaj javë. Ajo po bën riorganizim të zyrtarëve pranë këtij institucioni. Por këto nuk janë largimet e vetme, pasi priten të tjera ndryshime.

 

Të fundit