Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Kritikat ndaj BE, Varhelyi: Mekanizëm për furnizimin me vaksina më shpejt vendet e Ballkanit Perëndimor
Pas kritikave të shumta ndaj BE-së lidhur me shpërndarjen e vaksinave anti-covid, duket se ka nisur lëvizja për të strukturuar sigurimin e vaksinave anti-Covid, për Ballkanin Perëndimor.
Lajmi e ka bërë të ditur eurokomisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi në një reagim në rrjete sociale. Sipas tij, do të hulumtohen mundësi të mëtejshme për të siguruar vaksinat sa më herët.
“Për të siguruar front të përbashkët për të mposhtur Covid-19 dhe qasjen e menjëhershme të vaksinave, Bashkimi Evropian do të ngrejë mekanizëm për të strukturuar sigurimin e vaksinave anti-Covid, me vëmendje të veçantë për Ballkanin Perëndimor. Do të hulumtohet mundësia e mëtejshme për të siguruar vaksinat shpejt”, shkruan komisioneri Varhelyi.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka kritikuar disa herë disa vende të BE, madje është përplasur me ambasadorin e BE në Tiranë dhe ambasadën franceze, pasi sipas kreut të qeverisë në Shqipëri, i mbajnë vaksinat stok dhe nuk i shpërndajnë për vendet e Ballkanit Perëndimor.