Flash News

E-TJERA

Kritikoi listën e PS në Shkodër, gazetarja denoncon mesazhet kërcënuese

Kritikoi listën e PS në Shkodër, gazetarja denoncon mesazhet

Gazetarja Kostana Morava ka denoncuar publikisht se ka marrë mesazhe kërcënuese si mesazhe private në rrjetet sociale, pasi kritikoi listën e PS të kandidatëve për deputet në Shkodër. 

Ajo publikoi fotot e mesazheve me gjuhë fyese dhe thotë se stili i përdorur aty është tipik mafioz ku vë në dukje se emri i profilit të porsa hapur në TikTok mban emrin "Paketojmë tritol". 

Morava rrëfen në rrjetet e saj sociale se këto mesazhe kërcënuese i ka marrë pas publikimit në rrjet të kritikavë ndaj listës se Partise Socialiste në Shkoder, konkretisht ndaj të parës në listë. Kujtojmë se Marjana Koçeku u bë e njohur nga kryeministri Edi Rama i cili e ftoi në podkastin e tij ku e promovoi si një malësore të rikthyer në origjinën e saj për t'ju dedikuar agroturizmit. 

Kritikoi listën e PS në Shkodër, gazetarja denoncon mesazhetKritikoi listën e PS në Shkodër, gazetarja denoncon mesazhet

 

Të fundit