Flash News

E-TJERA

Kritikoi traun në Rrugën e Kombit, por a e pagoi taksën Vjosa Osmani: Një pjesë e delegacionit, po   

Kritikoi traun në Rrugën e Kombit, por a e pagoi taksën Vjosa
Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani e ngriti si shqetësim në parlamentin e Shqipërisë taksën në Rrugën e Kombit e vendosur nga qeveria Rama, gjatë vizitës së saj tre ditore në Tiranë.

Por, vetë a e pagoi taksën e Rrugës së Kombit? Në një intervistë për ABC, Osmani tha se një pjesë e delegacionit nuk pati problem, por pjesa tjetër e mbërritur më vonë e pagoi.

“Këtë radhë kishte një pjesë të delegacionit që të mos kishte problem, një pjesë që erdhi më vonë e pagoi. Por kjo nuk ka të bëjë me delegacionin, por për qytetarët që vijnë në Shqipëri, disa për qejf, disa të tjerë sepse shërbehen edhe për shërbimet shëndetësore.

 Arsyet janë të shumta, por e shoh si një barrierë psikologjike që nuk do të duhej që të ishte aty. Prandaj kam qenë e zëshme që prej ditës së parë.

Unë po i shoh të njëjtat shqetësime edhe te shumë qytetarë të Shqipërisë. Detyra e liderëve do të ishte si të eliminojmë barrierat, tarifore dhe jo tarifore”, tha ajo.

Të fundit