Flash News

E-TJERA

Kritikon qeverinë, analisti i njohur pro VKM-së për maskat me detyrim: Vendim i duhur, por i vonuar. Të ishte vendosur që në 14 shtator

Kritikon qeverinë, analisti i njohur pro VKM-së për maskat me

Analisti i njohur Agron Gjekmarkaj, i cili njihet si kritik i mazhorancës qeverisëse ka deklaruar një qëndrim mbështetës sa i takon vendimit më të ri, që pritet të hyjë në fuqi këtë të enjte, vendosjen e maskave me detyrim, kudo përveç shtëpisë.

Duke folur në ‘News 24’, Gjekmarkaj, thotë se ky vendim duhet të ishte marrë që në 14 shtator kur u hapën shkollat, pasi sheh se vigjilenca e qytetarëve ka rënë ndjeshëm.

Vendimi për maskat me detyrim është vendim i duhur, qeveria është e vonuar. SPAK duhet ta kishte vënë me detyrim që në 14 shtator kur janë hapur shkollat.

Nuk do merrem me pjesën qesharake kur kryeministri thoshte më herët ‘mos blini maska...’, por mendoj se maska është e domosdoshme se shoh se ka një mungesë totale përgjegjshmëri nga njerëzit.

Megjithatë, nuk e di si do të zbatohet. Edhe nëpër autobusë, masa nuk më duket se ka qenë efikase. Për ata që janë skeptikë që mendojnë se virusi nuk ekziston le të shohin spitalet që janë plot kudo në gjithë Europë, edhe në Shqiëpri”, u shpreh analisti.

 

Të fundit